Markat e luksit drejt orave inteligjente
29/03/2017 - 16:49

Sistemi operativ “Android Wear” vazhdon të afrohet gjithnjë e më shumë me markat e mëdha të modës, ku nga “Baselworld 2017, “Movado Group “ ka shpallur një numër të lartë orash inteligjente, që vijnë nga markat kryesore të kontrolluara nga kompania, mes të cilave “Tommy Hilfiger” dhe “Hugo Boss”.

I pari në listën e këtyre smartwatch-ve të luksit ka është “Tommy Hilfiger” me modelin e tij që mban një emër të çuditshëm, “Tommy Hilfiger TH24/7You”. Për momentin karakteristikat teknike të kësaj ore inteligjende nuk njihen. Dizajni rimerr stilin e orave klasike, skeleti është krejtësisht prej çeliku, ndërsa rripi dhe kapest do të jetë të heqshme për të rritur mundësitë e personalizimit. Çmimi pritet të jetë rreth 299 dollarë.

Hugo Boss

“Hugo Boss” vjen me smartwatch-in e tij të parë që ka sistem “Android Wear 2.0”, që në pamje të parë është shumë tradicional në dizajn, vetëm me një buton dhe me skeletin prej çeliku. Në imazhin e vetëm që është vënë në dispozicion të medias, propozohen dy modele të ndryshme rripash prej lëkure që me shumë mundësi nuk janë të ndryshueshëm, për aspektet teknike shtpia e modës ende nuk ka dhënë asnjë informacion. Por sipas rrjedhjeve të fundit të informacionit mendohet se do të ketë një vlerë prej 399 dollarësh.

Movado Connect

“Movado” po bën gati një muaj që ka njoftuar se do të prezantojë një orë inteligjente të tijën, “Movado Connect”. Por është vetëm në “Baselworld 2017” që e ka prezantuar për herë të parë. Një dizajn i detajuar, linja të pastra dhe me një elegancë që nuk ka të krahasuar. “Movado Connect” do të përdorë funksionin e ekranit që qëndron gjithnjë i ndezur dhe do të ketë sistem “Android Wear 2.0”. Në dispozicion të klientit do të ketë një pafundësi temash të dizenjuara nga vetë shtëpia, si dhe funksionet për të apasionuarti pas sporteve që mundësojnë monitorimin e aktivitetit fizik./ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close