Ky studim çmonton teorinë e pranisë së jetës në planetët e tjerë
01/08/2017 - 17:44

Shpresa se planetët e tjerë mund të kenë jetë, morën një goditje nga hulumtimet e reja.

Teoria pohonte se planetët ose hënat kalojnë nëpër faza ku kushtet janë të përshtatshme për të mbajtur ujë të lëngshëm kur gjenden në të ashtuquajturën “zonat e argjilës”, ku ato janë aq të ngrohta saqë uji nuk është i bllokuar në akull dhe gjithashtu jo aq të nxehtë sa që uji avullon.

Hëna e Saturnit Enceladus dhe hëna e Jupiterit Europa u shpallën si kandidatë të mundshëm për trupa qiellorë të tillë në sistemin tonë diellor.

Megjithatë, një studim i ri i botuar në “Nature Geoscience” sugjeron se këto botë nuk do të mund të ishin të banueshme, edhe pse sipërfaqet e tyre të akullta mund të shkrihen.

Hulumtuesit, nga Universiteti i Pekinit në Kinë, përdorën modele të klimës 3D për të simuluar evolucionin e planetit të akullt dhe zbuluan se botët e simuluar do të kishin lënë anash fazën e banueshme për shkak të sasisë jashtëzakonisht të lartë të energjisë që kërkohet për të shkrirë sipërfaqen e tyre.

Ekipi zbuloi se kur ylli të bëhet mjaft i nxehtë që do të çojë në shkrirjen e akulit, shpejt do të bëhet një “vend serë”.

Toka ishte e ndryshme, sepse kur u shkri, përafërsisht 600-800 milionë vjet më parë, kërkohej më pak nxehtësi diellore për shkrirjen e akullit për shkak të gazrave serë atmosferike të ngrohjes së planetit të emetuar nga shpërthimet vullkanike.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. kendveshtrim says:

    ky studim qe ka zgjatur me shum se nje shekull me shpenzime pa dhogari humbje kohe dhe kosto ,mbyllet pa rezultat i malli zot me meshiren e tije na e tregoje perpara 1400vitesh ne nje ajet kuranore ,kur ju drejtua ademit aleiselam dhe iblizit ,,zbritni nga aty [xheneti]ne toke eshte vendqendrimi juaj,aty do jetoni per nje kohe aty do te vdisni prej aty do nxirreni dhe gjykoheni,,,,/i malli zot na e mesoj shkurt shpejt ,dhe pa shpenzime ,por me mosbesim dhe kokfortesi gjinia njerzore humbi shum ne kohe dhe kosto jo vetem ne kete drejtim por ne cdo drejtim dhe pikpamje ,duke u mbeshtetur tek vetja sollem vetveten dobesin tone kete ralitet ah sikur te ishim mbeshtetrur tek zoti sa triliarda dollar do ishin kursyer dhe sa mire do kishim qene tani ,ky lajm eshte mesazhe i duhur per njerzimin qe te binden qe ky eshte vendqendrimi jone i perbashket me uje toke dhe ajr te perbashket ku te gjith duhet ta mirmbajme dhe menaxhojme me rregull drejtesi jo sejcili sipas egos se tije duke pershpejtuar shkatrrimin total tani deshira e te migrimit ne galaktik mori fund,te mendojme per ketu ku ndollemi,ku krijuesi jone na vendosi

Komento

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close