Ky program na ndihmon të gjejmë personin që kryqëzojmë në rrugë
09/08/2017 - 19:36

Happn është programi më i ri që mund ta ketë cdo person që ka smartphone për të gjetur personat që rastisin shpesh në rrugë.

Të gjithëve na ka ndodhur që të shohim dikë ndërsa shkojmë në punë, në restorant apo shtëpi por nuk kemi arritur të gjejmë kurrë identitetin.

Tashmë sa herë të ecni, Happn do ju tregojë automatikisht profilin e tij në kryefaqe. Kjo gjë mund të ndodhë vetëm nëse edhe personi tjetër e ka aplikacionin. Më pas të dhënat do të shfaqen menjëherë, por mund ta largoni me ‘Cross’ kur nuk keni interes.

Nëse gjeni dikë që e pëlqeni dhe klikoni butonin “Heart” mos u shqetësoni se nuk do e zbulojë vetëm nëse ky buton është klikuar nga ana e të dyve, duke sjellë një bisedë të këndshme.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Investment at Lake Park, City Hall is constructing a third sport area

Close