Kamerat e iPhone 7 Plus me defekte
22/12/2016 - 19:29

Kamerat e prapme e dyfishtë e iPhone 7 Plus janë një opsion tepër i preferuar e konkurues, por raportime të reja pohojnë se ato mund të jenë gjithashtu duke e shkatërruar smartphone-in.

Një numër përdoruesish kanë raportuar defekte të kamerave teksa kanë tentuar t’i lançojnë ato, duke parë vetëm një ekran të zi “vdekjeje”.

Ndërkohë disa të tjerë thanë se telefoni i tyre ofron një ekran bosh me përshkrimin “Emergjencë iPhone ka nevojë të qetësohet”.

Nuk dihet ende se çfarë e shkakton problemin, por kamera e parme e telefonit duket se nuk është prekur nga ky defekt.

Nuk dihet gjithashtu nëse defekti ka prekur përdorues të një rajoni apo shteti të caktuar, por Apple nuk ka pranuar të komentojë për çështjen kur u kontaktua nga MailOnline.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Lushnje, gjendet i dekompozuar trupi i një 65-vjeçari

Close