iPhone 7 edhe në ngjyrë të kuqe, një prodhim special kundër AIDS
24/03/2017 - 16:34

Apple ka nxjerrë sot në treg iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus në ngjyrë të kuqe, RED Special Edition, një prodhim special, ku një pjesë e fitimeve do të shkojnë për Fondin Global për luftën kundër AIDS.

Funksioni i këtij telefoni nuk është ndryshe nga telefonat ekzistues “Iphone 7” dhe “Iphone 7 plus”, por ngjyra është simboli i një lufte të fuqishme. Më shumë se dy të tretat e njerëzve të prekur nga AIDS  jetojnë në Afrikën subsahariane, ku (RED) dhe Fondi Globali janë duke punuar për çrrënjosjen e kësaj sëmundjeje.

Paratë e mbledhura nga (RED) do t’i dhurohen Fondit Global për luftën kundër AIDS për programe që ofrojnë teste, konsulenca, mjekime dhe parandalime, me objektivin specifik për të ndaluar transmetimin e HIV nga nëna tek fëmijët e saj.

iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus produkti i kuq janë të disponueshëm në modelet 128GB dhe 256GB duke nisur nga 909 Euro.
Të dy modelet janë të disponueshëm që sot në të gjithë botën.

RED u themelua në vitin 2006 dhe ka mbledhur më shumë se 465 milionë USD të destinuar për Fondin Global dhe që atëherë dhe Apple ka bashkëpunuar me të./ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close