Google investon 830 milionë euro tek LG për prodhimin e ekraneve
11/04/2017 - 14:54

Gjiganti amerikan i informatikës “Google” ka vendosur të investojë të paktën 830 milionë euro në kompaninë koreanojugore “Lg Display”, për të nxitur prodhimin e ekraneve të teknologjisë “Oled” për t’i përdodur në smartfonë, shkruan e përditshmja ekonomike tajvaneze “The Economic Times”.

Ky investim do t’i mundësojë LG-së të hapë një linjë të re për prodhimin e ekraneve Oled fleksibl, që do të pajisin gjeneratën e re të smartfonëve “Pixel” të prodhuar nga “Google” dhe që pritet të shfaqen në treg në vjeshtë.

Aktualisht kompania koreanojugore prodhon panele “Oled” fleskibël të dimensineve të vogla, që gjenden të pajisje si “Apple Watch” apo orat inteligjente të “Lg Electronics”./ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Political dialogue, PM Rama: Ready to dialogue, but without conditions

Close