Përse? - Facebook së shpejti me spektakle origjinale
10/08/2017 - 10:41

Gjigandi i medias sociale, Facebook vendos të konkurojë Youtube dhe rrjetet televizive duke iu dedikuar videos.

Shumë shpejt përdoruesit e facebook do të kenë një faqe ku do t’u ofrohen (show) programe origjinale të financuara dhe prodhuara nga facebook me disa media partner.

ATTN, BuzzFeed, Refinery29, Tastemade, and Group Nine si dhe Mashable raportohen se do të jenë partnerë të Facebook në këto spektakle.

Reuters shkruan se facebook ka firmosur kontrata me ta me pagesa që variojnë nga 5 mijë dollarë deri në 35 mijë dollarë për një episod, në varësi të kohëzgjatjes. Shfaqjet do të zgjasin nga 20- 30 minuta, si dhe të tjera që do të jenë 5- 10 minuta

Kështu në facebook do të kenë dhe një seksion të ri të quajtur “Watch”.

Shikueshmëria do të jetë e personalizuar dhe përdoruesit mund të shikojnë spektakle të reja në varësi të asaj që miqtë e tyre do të shohin.

Gjithashtu shikuesit do të kenë mundësi të komentojnë dhe të lidhen me miq në grupe të dedikuara për shfaqjet.

“Shikimi i një shfaqjeje nuk ka pse të jetë pasive” thotë themeluesi i facebook Mark Zuckerberg në një postim të tij në facebook.

Është një mundësi për të ndarë eksperiencën dhe pë të bashkuar njerëz të cilët kanë të njëjtat interesa”

Përse? Arsyeja madhore janë paratë. Të ardhurat më të mëdha të facebook janë reklamat digitale. Kompania synon tregun e reklamave televizive 70 miliardë dollarëshe.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close