Vendimi i BE - Facebook gjobitet 110 milionë euro për shkak të WhatsApp
18/05/2017 - 13:41

Bashkimi Europian ka gjobitur facebook me 110 milionë euro për dhënie të informacioneve të pasakta rreth blerjes së aplikacionit WhatsApp në vitin 2014.

Duke e quajtur  një “gjobë proporcionale dhe parandaluese”, Komisioni Europian, i cili vepron si vëzhgues i konkurrencës në  BE, tha se Facebook nuk kishte mundur të krijonte përputhshmëri automatike midis llogarive të përdoruesve në Facebook dhe llogarive të përdoruesve në ËhatsApp, por e bëri dy vjet më vonë filloi një shërbim që bëri pikërisht atë .

Komisioni vlerëson se kjo procedurë teknike ishte e mundur dhe në 2014 dhe stafi i facebook ishte në dijeni të kësaj

Facebook përmes një deklarate tha se gabimi i bërë në 2014 nuk ishte i qëllimshëm

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close