Ekipi kosovar finalist në konkursin e NASA
31/05/2017 - 14:54 Nga: Xhoi Malesia

Ekipi i shkencëtarëve të rinj, ‘Heliox’ nga Prishtina tashmë ka arritur në finalen e konkursit “Space Apps Challenge 2017”, i cili organizohet cdo vit nga agjensia amerikane e Adminsitrimit të Hapësirës, NASA. Grupimi, përmes projektit ‘You are my sunshine’, ka kaluar disa faza të votimit, por sot është afati i fundit për të votuar online projektin e tyre.

Krahas kategorisë “People’s Choice”, Heliox është nominuar edhe për vlerësim të drejtpërdrejtë nga juria e NASA-së

Heliox është një ekip i përbërë nga nëntë anëtarë, ndërkohë që projekti i tyre është një zgjidhje për menaxhimin më të thjeshtë të energjisë që vjen nga panelet diellore. Aplikacioni arrin të parashikojë energjinë që mund të prodhohet nga panelet, si dhe mundëson menaxhimin e kësaj energjie që nga prodhimi e deri tek konsumi.

Një garë ndërkombëtare, Space Apps Challenge organizohet prej gjashtë vitesh nga Agjencia Amerikane e Hapësirës për nxitur zhvillimin e projekteve dhe zgjidhjeve ‘open source’ për të adresuar nevojat globale të aplikueshme për jetën në tokë dhe hapësirë.

Kushdo që dëshiron të mbështesë nismën e të rinjve kosovarë, mund të votojë në adresën online: 2017.spaceappschallenge.org\vote., teksa afati i fundit mbetet dita e sotme.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close