Dalin më në fund në treg kufjet me wireless
13/12/2016 - 20:04

Kufjet e shumëpritura me wireless, Airpods, të cilat u përfolën se nuk do të dalin në shitje deri vitin e kaluar, më në fund do të jenë të disponueshme në treg duke filluar nga java e ardhshme, konfirmon Apple.

Kufjet 159 dollarëshe mund të blihen tanimë dhe online. Airpods shkaktuan shumë debate te fansat e Apple, kur nuk dolën në treg në të njëjtën kohë me iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus në Shtator.

Kufjet me wireless janë tanimë të disponueshme në më shumë se 100 shtete në SHBA, Britani e Madhe,Kanada, Australi dhe Japoni.

Ato kanë dalë në shitje në Kinë, Hong Kong, Francë, Gjermani, Indi, Meksikë, Holandë dhe UAE.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close