Së shpejti do të udhëtojmë me një avion supersonic
25/02/2017 - 9:53

NASA po teston avionin revolucionar “Supersonic” që do të ndihmojë pasagjerët për të kaluar Atlantikun në gjysmën e kohës që e kalonin përpara.

Agjencia e hapësirës së Shteteve të Bashkuara është duke punuar me Lockheedin Martin për të zhvilluar projektin, të quajtur zyrtarisht ‘Teknologjia e Supersonikut.”

Këtë javë, krijuesit mendojnë të testojnë modelin në një tunel aerodinamik. NASA shpreson se avioni do të vihet në përdorim në vitin 2020, në varësi të fondeve. Lockheedin do të marrë 20 milionë dollarë për të zhvilluar punën për 17 muaj.

“NASA po punon shumë që ta bëjë udhëtimin sa më të sigurtë dhe të qetë, që në mënyrë që dhe avioni të fluturojë më shpejt me anë të sistemit të aviacionit që funksionon në mënyrë më efikase se avionët e thjeshtë,” – tha administratori, Charles Bolden.

Supozohet se Supersonic mund ta kalojë Atlantikun në vetëm 3 orë e gjysëm. 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close