Astronautja Peggy Whitson vendos rekordin e ri në hapësirë
24/04/2017 - 16:39

Astronautja e NASA Peggy Whitson ka vendosur zyrtarisht rekordin e ri si personi që ka kaluar më shumë kohën në hapësirë, duke tejkaluar rekordin e astronautit Jeff Williams për 534 ditë.

Whitson ka arritur në stacionin hapësinor në 19 nëntor 2016 dhe do të kthehet në tokë në shtator.

Ajo gjithashtu mban rekordin si astronautja femër që ka kaluar më shumë kohë në hapësirë dhe që ka drejtuar një ekuipazh në stacionin hapësinor.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close