Astronautët përgatiten në malet e Austrisë për misionin në Mars
08/08/2015 - 13:15 Nga: Anjola Hamzaj

Një akullnajë në Austri me ngjashmëri befasuese me planetin e Marsit po i ofron eksploruesve kushtet perfekte për të kuptuar klimën në Planetin e Kuq.

Në Luginën Kaunertal të Austrisë, Karmen Koler dhe Munoz Elorza të pajisur me veshjet hapësinore, të cilat peshojnë mbi 50 kg , po trajnohen rregullisht, me dëshirën për të zbuluar sa më shumë rreth Marsit.

Dy eksploruesit janë pjesë e një misioni zbulues, i drejtuar nga Rrjeti austriak i kërkimeve hapësinore. Klima në Alpe të jep mundësinë të kuptosh se si duhet të operojnë astronautët në një sipërfaqe të akullt si ajo e Planetit të Kuq.

Në një lartësi prej 2700 m mbi nivelin e detit, akullnaja e Kaunertalit ka ngjashmëri ideale me kombinimin e përsosur mes gurit dhe akullit. Mbi 100 shkenctarë nga 19 vende të ndryshme të botës ndodhen tashmë prej dy javësh në këtë luginë për të kryer testime dhe ekperimente në terren, ku përfshihet robotika, mjekësia dhe shkenca gjeologjike.

Koler, Munoz dhe 6 persona të tjerë të ashtuquajtur astronaut analog janë në qëndër të këtij simulimi dhe janë trajnuar për 5 muaj . Misioni i rrjetit austriak të kërkimeve hapsinore është vetëm njëri mes një mori misionesh që po kryen në të gjithë botën dhe kur për qëllim është simulimi i klimës së planetit Mars.

Sipas ketij rrjeti hapsinor , udhëtimi i njeriut drejt planetit të kuq paraqet ende barriera teknologjike dhe duhet të kalojnë 20 deri në 30 vjet derisa Marsi të preket nga njeriu.

Një mision eventual drejt Marsit është projektuar të zgjasë 1000 ditë, ku gjysma e kohës do të shërbejë vetëm për udhëtimin, ndërsa gjysma tjetër do të shpenzohet në sipërfaqen e planetit të kuq

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close