A është ky një Samsung Galaxy S8?
05/01/2017 - 21:18

Një foto e re, e cila po qarkullon online, mund të jetë duke na treguar modelin e ri të telefonit Samsung, Galaxy S8.

Në imazhin e postuar në një blog kinez, smartphone-i shfaqet me një ekran të përkulur në skaje dhe pa butonin “home” duke lënë të mendohet se prapa tij ose poshtë xhamit mund të ketë një skaner për gjurmët e gishtave.

Për shumë klientë të gjigantit elektronik, Galaxy S8 nuk është thjesht telefoni i radhës i Samsung, por një mundësi për tu dëmshpërblyer për dështimin e Galaxy Note 7.

Fotoja është publikuar në rrjetin Weibo, dhe ndryshe nga imazhet e tjera, nuk është krijim i ndonjë artisti.

3bdfd27b00000578-0-image-m-3_1483638932573

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Bllokohet kufiri më i madh në botë

Close