A do të ketë iPhone 8 një ekran të përkulur?
07/12/2016 - 17:41

Modeli i fundit i telefonave të Apple, iPhone 8, mund të ketë një ekran të përkulur, sipas raportimeve të fundit.

Një “OLED” e gjarpëruar mund të lejojë gjigantin elektronik të prodhojë smartphone pa pjesë të ngritura dhe praktikisht pa skaje.

iPhone 8 pritet të lançohet në vjeshtën e vitit 2017.

“Raportime të fundit veçojnë Interflex, BH, dhe Samsung Electro-Mechanics si furnizues tëkomponentëve , të cilët do të përdoren nga Samsung Display për të prodhuar panelet e përdorura në iPhone 8 “, thotë Extreme Tech.

Firmat e përmendura më lartë njihen në përfshirjen e tyre për prodhimin e paneleve OLED.

Ekranet OLED ndryshojnë nga ato LED sepse pikselet janë të vetëndriçuara ndërkohë që panelet LED përdoren për të ndriçuar një ekran LCD.

Nëse të gjitha këto raportime janë të vërteta, iPhone 8 mund të konkurrojë me Samsung Galaxy S7 Edge që doli në treg në shkurt të këtij viti.

378a040a00000578-3756064-rumours_suggest_that_the_iphone_7_will_be_cased_in_curved_glass_-m-31_1472032768790

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close