33 shkencëtarë letër për fillimin e universit
13/05/2017 - 16:43

Tridhjetë e tre nga shkencëtarët më të respektuar në botë, përfshirë edhe fizikanin e njohur Stephen Hawking, kanë nënshkruar një letër të hapur duke iu përgjigjur një artikulli të diskutueshëm, i cili i paraqiti pikëpamjet popullore mbi origjinën e universit joshkencor.

Letra u botua në përgjigje të një artikulli në numrin e shkurtit të revistës “Scientific American”, të tre fizikanëve.

Ideja është se universi filloi të zgjerohej në mënyrë eksponenciale pas “Big Bang-ut”, me luhatje kuantike që u përkthyen në yje dhe galaktika. Ideja e parë për këtë është propozuar në vitin 1980 dhe mësohet si një standard në shumicën e shkollave dhe universiteteve.

Tre fizikanët, përkatësisht Paul Steinhardt dhe Anna Ijjas nga Universiteti i Princetonit dhe Abraham Loeb i Universitetit të Harvardit, kritikojnë idenë e mësipërme dhe thonë se hulumtimet e fundit mbi sfondin kozmik dhe rrezatimet e mbetura nga koha e “Big Bang”, nuk mbështesin teorinë e zgjerimit të shpejtë.

Në vend të kësaj, ideja e tyre paraqet një teori alternative, si “fryrja e madhe”, në të cilën “Big Bang” nuk ishte fillimi i universit, por “një kalim nga një fazë kozmologjike para fazës së tanishme zgjeruese”.

“Të dhënat sugjerojnë se kozmologët duhet të rivlerësojnë këtë paradigmë të favorizuar dhe të marrin në konsideratë ide të reja rreth asaj se si filloi universi”, thuhet në përmbledhjen e artikullit.

“Ne nuk pajtohemi me një numër deklaratash në artikullin e tyre, por në këtë letër, ne do të përqendrohemi në mosmarrëveshjen tonë kategorike me këto deklarata rreth testabilitetit të inflacionit”, thuhet në artikullin e 33 shkencëtarëve.

Fizikantët kundërshtuan se teoria e inflacionit ishte në gjendje të bënte disa parashikime që janë vërtetuar të sakta, të tilla si densiteti mesatar i masës së universit. Shkencëtarët gjithashtu e pranojnë se inflacioni është larg nga të qenit i provuar si e vërtetë, dhe disa prej modeleve të tij janë hedhur poshtë si të gabuara, por thonë se kjo nuk e bën atë jo-shkencore.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close