10 vjet Hyundai në Shqipëri, prezantohen makinat hibride dhe elektrike
07/06/2017 - 22:48 Nga: Manjola Hasa

Kompania e njohur automjeteve Hyundai festoi në Shqipëri 10 vjetorin e operimit në treg dhe prezantoi për publikun 2 ristitë IONIK (AJONIK) makina hibride dhe elektrike te këtij brendi.

Makina elektrike është mjaft miqësore me ambientin dhe kjo është një ndër objektivat kryesore të  Hyundai për të sjellë në vendin tonë 50 të tilla.

Për Presidentin rajonal të kompanisë, Simon Jeong, Hyndai do të vijojnë investimet në tregun e automjeteve.

Simon Jeong: Infrastruktura në të gjithë botën dhe në Shqipëri na lejon që makinat elektrike të përhapen kudo dhe ne besojmë se kjo do të bëhet e ardhmja e shqiptarëve.

Nga Hyndai Albania, Artan Qesko e përkufizoi kështu bashkëpunimin kompani-distributor dhe klientë.

Artan Qesko: Në tregun shqiptar është makina më e shitur për cdo segment, IONIK, makinë hibride dhe elektrike. Makinë që sillet mirë me ambientin, ekologjikisht e pastër dhe njëkohësisht tepër kursimtare.

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi dhe nënkryetari i Bashkisë, Mazniku u ndalën në objektivat kryesore të qeverisë dhe pushteti lokal për të përmirësuar aktivitetin e biznesit.

Milva Ekonomi: Të dhënat e vendit tregojnë se sot në Shqipëri shiten 10 makina në ditë dhe gjithë koncesionarët në vend, që nga janari deri tani kanë shitur më shumë se 100 mijë makina.

Arbjan Mazniku: Të gjithë kompanitë ose të gjithë individët që duhet të aplikojnë për një leje për të marrë një licensë taksish nëse kanë një mjet hibrid ose elektik kalojnë automatikisht procesin dhe mund ta marrin menjëherë.

Në fund, 140 të ftuarit në këtë përvjetor njohën risitë e makinave hibride dhe elektrike në showromin e kompanisë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Vetting, Former President: Judges want to cover their irregularities

Close