Superliga Shqiptare, luhen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 15-të
16/02/2013, 12:38
Përditesuar: 16/02/2013, 12:38

Kampionati Shqiptari i futbollit pas shumë diskutimesh e kritikash për tolerim ndeshjeje mes Flamurtarit dhe Bylis në mesjavë, rikthehet sot për të luajtur ndeshjet e vlefshme për javën e 15-të të Superligës. Sot luhen në Durres ndeshjet mes Teutes dhe Luftëtarit dhe në Berat mes Tomorit dhe Besës.

Java e dytë e fazes së dytë të superligës do të vazhdojë sot me një tjetër takim mjaft interesant me derbin e veriut mes Vallaznisë dhe Kuksit. Në Loro Boriçi shkodranët do të kërkojnë fitoren e radhës pas asaj të arritur në Korçë kundër Skëndërbeut. Ky takim pritet të ndiqet nga tifoza të shumtë pasi për bardh e blutë gjërat duken se i janë rikthyer normalitetit nën drejtim e teknikut Bushati dhe presidentit Çela. Të dyja ekipet e veriut këtë sezon pretendojnë pjesmarrjen në kupat e Europës dhe kjo përballje vendos shumë mbi këtë fakt.

Superliga Shqiptare do të vazhdojë nesër me të tjera ndeshje interesante. Kampionët në fuqi të Shqipërisë dhe kryesuesit e kampiontit do të udhëtojnë drejt Fierit për t’u përballur me Apoloninë dhe për t’u rikthyer te fitorja pas humbjes ndaj Vllaznisë.

Në Laç do të luhet takimi më interesant i kësaj fundjave pasi vendasit do të përballen me Flamurtarin e Vlorës ku padyshim do të kërkojnë fitoren për të qendruar sa më lartë në renditje. Ndërsa nga ana tjetër Flamurtari i drejtuar nga trajneri Xhoka do të kërojë të hakmerret kundër Laçit pasi në ndeshjen e fazës së parë kurbinasit fituan ndaj kuqezinjve në shtëpinë e këtyre të fundit duke ju shkatuar humbjen e parë që në javën e dytë të kampionatit.

Po nesër në Peqin do të luhet sfida mes Shkumbinit dhe Tiranës. Bardh e blutë kërkojnë një tjetër fitore për të vënë nën presion kampionët dhe për të përfituar nga ndonjë tjetër hap fals i Skëndërbeut. Ndërsa përballja e fundit e kësaj jave është ajo mes Bylisit dhe Kastriotit që do të luhet në Ballsh. Vendasit pas disfatës që pësuan në Vlorë, ndeshje e cila ngjalli shumë diskutime do të kërkojnë të rikthehen ndershëm te fitorja dhe te sukseset e fazës së parë. Pasi të gjithë kujtojmë që Bylis në fazën e parë ka bërë një përformancë të shkëlqyer.

Komento