PSG dhe Manchester United në garë për kartonin e Cristiano Ronaldos
Sport - 30/04/2013 16:42

Manchester United duket i vendosur për t’i shkuar deri në fund garës me PSG për yllin portugez të Real Madrid, Kristiano Ronaldo. “Djajtë e Kuq” kanë ofruar 65 milion sterlina dhe Nanin për kartonin e portugezit, ndërsa kryeqytetasit francez kanë ofruar 80 milion stërlina.

Ende nostalgji për sulmuesin 28-vjeçar dhe marrëveshja me sponsorin teknik NIKE, ka mbushur arkën për të garuar si i barabartë me klubin e sheikëve. Pasi e shiti në vitin 2009 për 80 milionë sterlina, Sir Alex Ferguson bën një ofertë konkrete, 65 milionë sterlina plus një lojtar titullar të ekipit të tij, ku me shumë mundësi mund të jetë portugezi tjetër, Luis Nani.

Oferta e parë e kampionëve të Anglisë mund të hidhet poshtë nga një tjetër më e lartë e PSG që pritet të bëjë lëvizjen e radhës, ku sipas mediave franceze thuhet se oferta e tyre do të jetë rreth 80 milionë sterlina.

Gjithsesi, në këtë garë duhet marrë parasysh edhe dëshira e vetë lojtarit, i cili dëshiron ta vazhdojë karrierën aty ku fitoi “Topin e Artë”. Në këtë aspekt, një tjetër disavantazh për parizienët është edhe niveli më i ulët i konkurrencës në Ligën e parë transalpine që sigurisht nuk i kënaq pritshmëritë e një kampioni të përmasave botërore.

Aktualsiht, kontrata e Cristiano Ronaldos me Real Madrid skadon pas dy sezonesh dhe sipas mediave spanjolle, numri 7 nuk e ka ndezur ende dritën jeshile të rinovimit, duke aluduar se shtatlarti luzitan kërkon t’i japë lamtumirën klubit “Merengues” pas 4 sezonesh.