Kampionati Francez, rezultatet e javës 17
13/12/2012, 12:51
Përditesuar: 13/12/2012, 12:51

Në kampionatin francez janë luajtur ndeshjet e javes së 17 ku bie në sy barazimi i Lionit në shtëpi ndaj skuadres Nensi me rezultatin 1-1. Ndërsa Marseja ka arritur të fitojë në transfertë me rezultatin minimal 1-0 ndaj skuadres së Bastia. Kjo fitore u shërben marsejezve për tu ngjitur në vendin e tretë në renditje me pik të barabarta me PSG dhe për të redukatuar diferencat në tre pik me kryesuesit e Lion pas hapit fals që bë në shtëpi.

Tashmë Marseja dhe PSG që fitoj para dy ditesh në transferten e valencien me rezultatin 4-0 gjenden shumë pranë kryesuesve të Lion duke e bër kampionatin francez më interesant.

Në ndeshjet e tjera të Liges 1 Franceze janë shënuar këto rezultate:
Të marten Nicë fitoi 1-0 ndaj Rene,
Lilë mundi 2-0 skuadren e Tolusë
ndërsa PSG fitoi në transfet ndaj Valensien 4-0.

Ndërsa dje u shënuan këto rezultate:
Ajasio – Reims 2-0
Brest – Montpelie 1-2
Evian – Troua 2-0
Lorient -Sosho 2-0
Lion – Nensi 1-1
Dhe Bastia – Marsejë 0-1

Mbyll javen e 11 ndeshja e sotme mes Bordos dhe Sant Etien.

Komento