Juvestus vs Celtic, ja formacionet e mundshme
06/03/2013, 12:34
Përditesuar: 06/03/2013, 12:34

Pas fitores 3-0 në Glasgou Juventusi duket se e ka më të lehtë kualifikimin në raundin tjetër. I nisur nga ky fakt përballë Selltik trajneri i bardhezinjve Konte pritet që të bëjë një rotacion në skuadër pasi edhe rezultati i arritur në transfertë ia lejon një gjë të tillë. Në mbrëmjen e sotme pritet që skuadrës bardhë e zi ti mungojnë disa lojtarë kyç si Vuçiniç, Marchizio, Xhovinko apo edhe Litshtainer. Konte duket se i ka rezervuar ata për ndeshjet e ardhshme dhe për të mos i rrezikuar nga kartonat pasi kualifikimi duket shumë pranë.

Në mbrëmjen e sotme Juventus pritet të luajë me formacionin: 3-5-2. Në portë: Bufon. Në mbrojtje: Peluzo, Bonuçi dhe Barzlji. Në mesfushë do të jenë Pirlo, Asamoah, Vidal, Xhakerini dhe Isla. Ndërsa dyshja e sulmit pritet të jenë Kualiarela dhe Matri. Ky i fundit ka realizuar gol edhe në ndeshjen e parë ndërsa sonte pritet që të bëjë të njëjten gjë.

Në kampion tjetër tekniku Lenon që kërkon një mrekulli për tu kualifikuar pritet të luaj me formacionin 4-4-2. Në portë: Forster. Në mbrojtje: Izaguirre, Mulgrei, Uilson dhe Lustig. Në mesfushë: Komons, Ledlei, Uniama dhe Braun. Ndërsa në sulmë do të jetë dyshja Hoper dhe Samaras.

Ndeshja do të luhet në Juventus Stedium në orën 20: 45 ndërsa pritet një atmosferë gjigante e bardhë e zinjve që kërkojnë të hakmerren ndaj tifozëve të Selltik. Në këtë përballje Juventusi duket i superfavorizuar pasi fitorja kuotohet me koefiçentin 1.4, barazimi 4 ndërsa fitorja e Selltik me koefiçentin 8. Bardhezinjtë nuk humbin në kupat e Europës prej 17 ndeshjesh radhazi ndërsa kanë vënë në shënjestër rekordin e mbajtur nga Ajaks me 21 ndeshje pa njohur humbje.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento