De Biasi publikon listën e kombëtares për ndeshjen ndaj Norvegjisë
18/03/2013, 13:06
Përditesuar: 18/03/2013, 13:06

Trajneri i skuadrës kombëtare Xhiani De Biazi ka publikuar listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në dy ndeshjet e ardhshme të muajit Mars, ndaj Norvegjisë për Eliminatoret Brazil 2014 dhe Lituanisë për miqesore.

Ajo që bie ne sy në këtë grumbullim është se thirrja për herë të parë në kombëtare e tre lojtarëve Migjen Basha, Valdet Rama dhe Elseid Hysaj. Ky i fundit si një talent i futbollit shqiptar që premton shumë për të ardhmen. Tekniku De Biazi ka rikthyer edhe një herë në kombëtare sulmuesin shkodran Salihi pas golave të shënuar në Kinën e largët.

 

Lista e Kombëtares Shqiptare vijon si më poshtë

Samir Ujkani      -   Kievo

Etrit Berisha       -   Kalmar

Orges Shehi        -  Skënderbeu

Lorik Cana         -   Lacio

Debatik Curri       -  Genshlerbirlixhi

Andi Lila             -  PAS Jannina

Mërgim Mavraj   -  Greuther Furth

Franc Veliu          -  Flamurtari

Elseid Hysaj         -  Empoli

Tefik Osmani        -  Teuta

Armend Dallku     -  Vorskla Poltava

Odise Roshi FSV  -  Frankfurt

Alban Meha          -  Paderborn 07

Emiliano Vila       -  PAS Jannina

Migjen Basha       -  Torino

Ansi Agolli           -  Qarabak

Armando Vajushi -  Liteks Loveç

Ervin Bulku          -  Sepahan

Valdet Rama         -  Real Valladolid

Sabien Lilaj          -  Skënderbeu

Jahmir Hyka         -  Lucern

Armando Sadiku   -  Lugano

Erjon Bodgani      -  Siena

Edgar Çani           -   Katania

Hamdi Salihi        -  Jiangsu

Për këto dy takime tekniku De Biazi vazhdon të injorojë grumbullimin  e Xhevahir Sukaj që po shkëlqen në Iran me skuadrën e Sepeha si dhe Besart Berishën që luan në Australi.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento