Vdes regjisori Romero, krijuesi legjendar i filmave me zombie
17/07/2017 - 15:23

George Romero, regjizori i filmit Night of the Living Dead që ndryshoi përgjithmonë filmat horror, ka vdekur në mosëhn 77 vjeçare për shkak të kancerit të mushkërive.

Romeo vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në Toronto të dielën. Vdekja e tij erdhi pas një beteje të shkurtër por agresive me kancerin e mushëkrive, lajmëron familja e tij.

Regjisori ka shkruar dhe është producent i filmit të vitit 1968 “Night Of The Living Dead”, një klasik i kultit që merrej me fillimin e zhanrit modern të zombies.

Ai gjithashtu është regjizor i Dawn of the Dead  në vitin 1978, Day of the Dead, Land of the Dead, Diary of the Dead and  Survival of the Dead.

Lindur në The Bronx në 4 shkurt, 1940 nga një baba kubanez dhe nënë lituaneze, ai u diplomua në Universiteti Carnegie Mellon i Pittsburgh-ut dhe filloi karrierën e tij si regjisor i filmave të reklamave dhe filmave të shkurtër.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close