Vdes fansja e Ed Sheeran, vëllai rikujton momentin kur ai e suprizoi
17/04/2017 - 13:41

Momenti kur Ed Sheeran surpizoi fansen e tij, e cila ka ndërruar jetën në vitin 2014, është rikujtuar përsëri nga vëllai i vogëlushes në një transmetim në televizion.

Adian Prestley, tregon momentin kur ylli i hitit ‘Shape of You’ telefonoi Triona Prestley për ti kënduar këngën e saj të preferuar ‘Little Bird’. 15-vjecarja tërhoqi vëmendjen e tij në rrjete sociale nëpërmjet fushatës që u bë virale #SongForTri.

“Vëllai ynë u largua nga dhoma. Më pas u rikthye me telefon në dorë dhe tha – Unë po e vendos me zë të lartë, dhe u dëgjua Ed duke thënë – Përshëndetje Triona. Kam dëgjuar se ti je fansja ime më e madhe,” – tregoi ai në shfaqjen Ray D’Arcy.

Ed Sheeran foli me vajzën për një moment pastaj filloi duke i kënduar këngën e saj të preferuar. Pasi mbyllën telefonin, doktorët lajmëruan se zemra e saj kishte pushuar. Triona ndërroi jetë pasi vuante nga fibroza cistike, bllokimi dhe infeksioni i rrugëve të frymëmarrjes, si edhe nga mangësi në tretje.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close