Van Damme, Tyson dhe Ronaldinho bashkohen për një film
12/07/2017 - 21:43

Disa emra të njohur të ekranit do të bashkohen për të sjellë ‘Kickboxer:Retaliation.’ Jean-Claude Van Damme njihet për aftësitë e tij në artet marciale, prandaj do vazhdojë të qëndrojë në protagonistët e këtij filmi pasi pati sukses edhe në 1989.

Këtë herë, Van Damme do ketë një rol tjetër, ndërsa do ti bashkohen emra të tjerë si boksieri Mike Tyson, njeriu më i fortë në botë Hafpor Julius Bjornsson, luftëtari i MMA Wanderlei Silva, futbollisti i famshëm Ronaldinho, si dhe aktori veteran Christopher Lambert.

Pas 28 vitesh në pritje, këtë herë duket se kanë zgjedhur të bëjnë protagonistë emra të njohur për të gjithë publikun, ndërsa dihet se do të vijë për shikuesit në vjeshtë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Police operation, Luxury vehicles and criminal assets seized in Elbasan

Close