Trump bllokon ndjekësit në Twitter, e hedhin në gjyq
12/07/2017 - 18:20

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka marrë vëmendjen e të gjithëve për një veprim ndaj ndjekësve të tij në rrjetin social Twitter.

Shtatë përdorues mendojnë se janë bllokuar nga presidenti ose asistentët e tij pasi kanë shkruajtur disa komente kritikuese dhe tallëse në postimet e tij.

Për këtë arsye, ata kanë bërë një ankesë ligjore nga Instituti i Amendamentit për Trump, i cili thuhet se i mohon të drejtën e djalës dhe shprehjes.

Presidenti e përdor rrjetin social për të dhënë komunikime institucionale, dhe të gjithë qytetarët mund të kenë komunikim të drejtë me të nëpërmjet Twitter.

Pavarësisht se i kanë dërguar padi për ta hedhur në gjyq, Trump i dedikoi edhe një status ku shkruante “My use of social media is not Presidential – it’s MODERN DAY PRESIDENTIAL. Make America Great Again!”

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close