Surprizë! Cara Delevingne sjell librin e saj të parë
17/03/2017 - 17:13

Cara Delevingne është nje modele dhe aktore e suksesshme , por si duket në karrierën e saj ajo po shton edhe pasionin e saj si shkrimtare. Të martën, Cara deklaroi se po shkruan një libër, të quajtur “Mirror, mirror” e cila do të dalë në shitje në tetor të këtij viti.

“Në mirror, mirror bëhet fjalë për një histori ku 16-vjeçarët Red, Leo, Naima dhe Rose po mundohen të gjejnë cilët janë ato në të vërtetë dhe të investigojnë  për fushën e minuar të shkollës. E gjitha ndryshon një ditë… I dua këto karaktere kaq shumë dhe atë cfarë tregon kjo histori. Kjo novelë ka sjellë ndryshim në jetën time sepse është dicka që e mbaj shumë afër zemrës. Mezi po pres që ta ndaj me të gjithë. Ju mund ta porosisni atë që tani në linkun tim,”- shkruan modelja në Instagram.

 Cara ka shprehur një dashuri të madhe për librin e saj, saqë i ka ftuar të gjithë ndjekësit e saj të flasin për jetën, zbulimin, miqësinë, dhimbjen dhe triumfin e të gjithë të rinjve.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
No destabilization, DP Chairman: This is a peaceful movement for free elections

Close