Super këngë, Ellen Show vlerëson hitin ndërkombëtar të Elvanës
18/06/2017 - 13:52

Hiti i fundit i Elvana Gjatës “Forever is over” duket se po merr një sukses të madh pasi kënga është vlerësuar në një nga faqet e “ellentvshow” të Ellen DeGeneres në Instagram.

Faqja e cila ka 2.2 milonë ndjekës shkruan: “Kjo vajzë shqiptare po sjell disa hite serioze. Elvana “Forever is over”. Unë nuk e di se ku ndodhet Shqipëria, bëj shaka..E di ku është Shqipëria dhe ende dua të shkoj atje”

Dhe kanë vendosur edhe linkun e këngës, të cilën e cilësojnë si “super këngë”, që ta dëgjojnë të gjithë.

Deri tani ylli shqiptar ka marrë mbi 1 milionë klikime.

 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close