‘Simpatia’ e Dhurata Dora dhe Lumi B
18/06/2017 - 16:21

Këngëtarët kosovarë, Dhurata Dora dhe Lumi B kanë ardhur në bashkëpunim me projektin më të ri muzikor të titulluar ‘Simpatia.’

Ata kanë zgjedhur të sjellin versionin modern të këngës së njohur me të njëjtin titull nga Edona Llalloshi dhe Memli.

Muzika dhe ritmi është energjik, duke iu përshtatur edhe sezonit të verës në klip ku ka lule dhe ngjyra të shumta.

Dhurata ka kënduar pjesën e Edonës, ndërsa Lumi B ka sjellë një tekst tjetër që i përshtatet më shumë kohës.

Ndërkohë, ky është bashkëpunimi i parë mes tyre, por pritet të jetë ndër më të pëlqyerat e këtij viti.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Xhaçka pret homologun kosovar: Mbështetje për integrimin në NATO

Close