Silva Gunbardhi tenton të rikthejë suksesin e këngës ‘Të ka lali shpirt’
17/03/2017 - 18:58

Këngëtarja Silva Gunbardhi, në bashkëpunim me Defrin kanë publikuar projektin e tyre më të fundit, të quajtur ‘Lalushe.’

“Pas një pune dy mujore në montazh sot ju prezantoj me këngën e re, Lalushe! Shumë falenderime të përzemërta super talentin Defri Dervishi i cili besoi dhe investoi në këtë projekt. Më në fund Lalushe,” – ka shkruajtur këngëtarja në Instagram.

Duket se ajo e ka sjellë këtë këngë duke vazhduar hitin që e bëri të njohur në të gjitha trevat ‘Të ka lali shpirt’, të cilin e kishte bashkëpunim me mashkullin që u bë bashkëshorti i saj, Dafi duke arritur mbi 250 milionë klikime. Nuk dihet nëse kjo këngë do të ketë të njëjtin sukses, por është pritur mirë nga fansat e saj.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close