Shokon këngëtarja: Dua të vras veten
08/08/2017 - 11:23

Këngëtarja e famshem irlandeze Sinead O’Connor ka shokuar me deklaratat e saj pas publikimit të një video 12 minutëshe ku ka pranuar se ka tendenca për të bërë vetvrasje dhe se jetonte në një motel në New Jersey.

50-vjeçarja ka postuar videon në rrjetin e saj social Instagram javën e kaluar duke zbuluar se po luftonte për të qëndruar gjallë çdo ditë.

Nëna e 4 fëmijëve tha në video nuk kishte asnjë njeri në jetë e saj përveç doktorit dhe psikiatrit.

“Nuk ka absolutisht asnjë njeri në jetën time, përveç mjekut dhe psikiatrit, njeriut më të ëmbël në tokë, i cili thotë se unë jam heroi i tij. Dhe kjo është e vetmja gjë që më mban gjallë në këtë moment dhe e gjitha kjo është patetike.”

Këngëtarja me anë të kësaj video ka dashur të tregojë se çfarë është sëmundja mendore dhe se si përjetohet: “Sëmundja mendore, është sikur droga, nuk i intereson se kush jeni  dhe çfarë është më e keqja, është stigma, as nuk do tia dijë se kush jeni. Papritmas të gjithë njerëzit e dashur që të donin dhe kujdeseshin për ty, po të trajtojnë keq. Është si një gjueti shtrigash.”

Ajo po lufton si miliona njerëz të tjerë me sëmundjen mendore.

“Të ishte për mua do të isha larguar. Drejt përsëri tek mamaja ime sepse kam dy vite që eci vetëm në këtë tokë si ndëshkim për shkak se jam mendërisht e sëmurë dhe e zemëruar që askush nuk u kujdes për mua.”

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close