Shkup, Ronaldo rrëzohet nga shkallët e autobusit, rrezikon dëmtimin
08/08/2017 - 12:54

Një video në You Tube tregon momentin e rrëshqitjes nga shkallët, së yllit portugez Cristiano Ronaldo. Rrëshiqtja nga shkallët e autobusit për pak sa nuk ishte fatale për sulmuesin madrilen, duke i shpëtuar dëmtimit një ditë përpara ndeshjes në Shkup.
Futbollisti i Realit e humbi ekuilibrin duke shkelur një tapet në momentin kur po zbriste nga autobusi në qytetin e Shkupit, ku Reali i Madridit do të zhvillojë sot finalen e Superkupës së Europës ndaj Mançesterit. Për fat të mirë ylli i Realit të Madridit, arriti të mbahet në kohë dhe vazhdoi rrugën me skuadrën e tij.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close