Sfida Nicki Minaj ‘pushton’ rrjetet sociale
15/06/2017 - 22:13

Reperja amerikane, Nicki Minaj ka publikuar një video në rrjetin social, Instagram e cila është bërë virale dhe shumë përdorues kanë filluar ta bëjnë.

Këmi dëgjuar për sfidën ‘Running Man’ dhe ‘Ice Bucket’ ndërsa Nicki i inspiroi të gjithë për një ide të re. e veshur me rozë dhe me flokët e gjata të zeza, dëgjohet duke thënë:

“Vëmendje! Kështu bëjnë vajzat e këqija kur nisen nga Londra për në Pragë. Disa nga ju nuk mund të shqiptojnë fjalën Pragë.”

Më pas u largua me një ecje karakteristike që bëjnë vajzat. Që nga ky moment, pati shumë video ku njerëzit tregonin se si e cojnë fëmijën te burri apo si hedhin plehrat.

 

#NickiMinajChallenge

A post shared by Nicki Minaj (@nickiminaj) on

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close