Selena Gomez dhe The Weeknd thyejnë heshtjen, së bashku në festival
17/04/2017 - 11:58

Këngëtarja e njohur, Selena Gomez ka pubikuar për herë të parë një foto me të dashurin e saj, The Weeknd në Coachella.

Ajo nuk ka dhënë asnjëherë një deklaratë për marrëdhënien e saj me yllin e ‘Starboy’ por arriti të thyejë heshtjen me anë të fotos.

Duket se ata të dy po kalojnë mirë dhe po e shijojnë kohën se bashku. I përkasin të njëjtës fushë, prandaj ndodhen në festivalin më të madh në botë për të performuar. Nuk dihet nëse do të dalin të dy në skenë, por mund të vijë një projekt i ri muzikor si bashkëpunim.

Ndërkohë ata janë fotografuar edhe herë të tjera nga paparacët si rasti kur ishin me pushime në Romë, por nuk janë komentuar nga këngëtarët.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Lista Serbe pret nga partitë shqiptare t’i bëjnë 51 vota për të siguruar votën e tyre

Close