Rrëzohet nga froni ‘Despacito’, ja kush renditet në vend të parë
23/08/2017 - 18:49

Hiti i vitit 1983 nga Bonnie Tyler ka thyer rekordin e këngës ‘Despacito’ gjatë eklipsit të plotë diellor të hënën.

Edhe pse kulmi i suksesit të saj ishte në vitet ’80, ajo arriti të merrte vëmendjen e të gjithëve me këngën ‘Total Eclipse of the Heart.’

“Unë kurrë nuk lodhem duke e kënduar këtë këngë”, ka thënë këngëtarja Bonnie Tyler për Good Morning America, pak para se të këndonte këtë këngë në bordin e një anijeje udhëtimi në lindje të Bahamas.

Qytetarët e Amerikës, ndërsa përjetonin eklipsin e plotë të diellit dëgjonin këngën e saj, duke e rradhitur të parën në iTunes. Kështu, hiti Despacito u rrëzua nga froni me një këngë shumë më të vjetër se e kishin menduar.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Monument për “vrasësin” e miliona njerëzve në botë!

Close