Rrëfehet modelja që përjetoi horror për 6 ditë: Pse të mos qesh? Mbijetova!
13/08/2017 - 15:59

Modelja e njohur, Chloe Ayling u rrëmbye dhe përjetoi horrorin më të madh të jetës së saj para pak ditësh.

20-vjecarja që u drogua dhe do të shitej si skllave seksi online për 350 mijë dollarë pasi u mashtrua se do kryente një set fotografik në Milano është rrëfyer për gjendjen.

“Njerëzit më kritikuan se po qeshja kur më fotografuan ndërsa u ktheva në shtëpi, por përse të mos qesh? Unë mbijetova! Ata më tërhoqën në dysheme dhe mendova se nuk do dilja më që aty. Isha e shokuar dhe do të mbetet dita më e keqe e jetës sime,”– tha ajo për Metro.

Pasi përjetoi horrorin, ajo nuk mund të kthehej në shtëpinë e saj në London për 3 javë.

Pas gjithë kësaj historie, policia arriti të arrestonte një 30-vjecar që supozohet të jetë kreu i bandës.

Chloe Ayling

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close