Roberti i këndon Margaritës, e harroi Norën? 
09/08/2017 - 18:04

Muzikanti nga Kosova, Robert Berisha ka publikuar projektin e ri muzikor, të titulluar Margarita. Ai ka sjellë një baladë të qetë, ku i dedikon dashurinë një vajze.

Nuk dihet nëse ka zgjedhur emrin Margarita se është i njohur në trevat shqiptare, apo e ka për një të kaluar.

Ndërkohë, Roberti vazhdon i lumtur martesën me këngëtaren Nora Istrefi, nga e cila gëzojnë vogëlushen Rene.

Ky është projekti i dytë muzikor për këtë sezon veror pasi para pak ditësh solli ‘S’ka inat’ me Norën, që numëron mbi 3 milionë klikime.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close