Rita Ora ‘pushohet’ nga puna, vendin e zë Tyra Banks
17/03/2017 - 20:06

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora e ka përfunduar punën e saj në America Next Top Models, pasi në krye të vendit do të kthehet përsëri themeluesja e këtij programi, Tyra Banks. Rita ka qenë pjesë e jurisë për një sezon, por Tyra e ka falenderuar 26-vjecaren dhe ka njoftuar me anë të një postimi në Tëitter se  do të rikthehet përsëri.

“Miss Rita Ora, ti ke dhënë shembullin e markës së biznesit në maksimum. Faleminderit për të gjithë mrekullinë që ke sjellë në ANTM,” – shkruajti 46-vjeçarja.

Në të njëjtën mënyrë, ia ktheu edhe Rita duke postuar në rrjetin social, Instagram një foto me modelen e njohur, të shoqëruar me nënshkrimin: “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se sa qejf bëra kur po gjykoja në vendin tënd, ishte një nder kaq i madh. Unë jam rritur duke parë dhe adhuruar shfaqjet e tua dhe ishte një ëndërr e kthyer në realitet dhe mezi po pres që të dëgjosh albumin tim të ri. Erdhi koha njerëz. E dashuroj të gjithë stafin e ANTM dhe ju uroj fat për të ardhmen! Të dua Tyra Banks.”

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Political dialogue, PM Rama: Ready to dialogue, but without conditions

Close