Rita Ora në një romancë të re, në krahët e djalit të legjendës së Rolling Stone
15/07/2017 - 13:03

Pasi u përfol se ishte në romacë me Dj skocez Calvin Harris, personalitetin televiziv Rob Kardashian dhe reperin Ricky Hilfiger, Rita Ora thuhet se po shijon një dashuri të re me Tyrone Wood, djalin e legjendës së Rolling Stone, Ronnie Wood.

Sipas burimeve, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka disa muaj që është lidhur me kitaristin dhe mesa duket gjërat po bëhen serioze.

“Rita dhe Ryrone u takuan vitin e kaluar dhe vetëm kohët e fundit janë lidhur,”-ka thënë një burim, raporton The Sun. “Ata kanë qenë edhe në pushime së bashku.”

Mendohet se Rita e pëlqen 33-vjeçarin pasi është ndryshe nga ish të dashurit e saj, është një burrë që përkushtohet tek një grua dhe nuk është i uritur për famë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Lista Serbe pret nga partitë shqiptare t’i bëjnë 51 vota për të siguruar votën e tyre

Close