Rita Ora ndihmon viktimat e tragjedisë së Londrës
15/06/2017 - 11:26

Rita Ora i ka ardhur në ndihmë viktimave të tragjedisë që ndodhi dje në ndërtesën 24 katëshe Grenfell Tower, Londër.

Këngëtarja me famë botërore është fotografuar duke mbajtur ujë dhe shpërndarë furnizime rreth zonës.

 25-vjeçarja e vizitoi vendin vetëm pak orë pasi flaka e tmerrshme la të paktën 12 të vdekur dhe 50 të plagosur. Ngjarja e ka prekur emocionalisht yllin e popit pasi aty ishte vendi ku ajo kishte kaluar fëmijërinë.

 Gjithashtu ajo u ka bërë thirrje të gjithë fansave nëpërmjet një postimi në Snapchat që të bënin të jëtën gjë si ajo dhe të ndihmonin njerëzit.

 “Ju lutem hajde dhe na ndihmoni nëse mundeni”-ka shkruar Rita.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close