Rihanna shkëlqen “Like a Diamond” në Coachella
17/04/2017 - 12:26

Rihanna gjithmonë e gjen një mënyrë për të shkëlqyer dhe për të qenë e veçantë.

29 vjeçarja është paraqitur në eventin Coachella me një stil shumë ndryshe.

Këngëtarja kishte mbuluar të gjithë trupin, përfshirë edhe fytyrën, me një veshje të shëndritshme. Kjo veshje e bënte të shkëlqente “Like a Diamond”. Sipër Rihanna kishte një palë pantallona të shkurtra dhe një kanatiere të bardhë.

Pavarëshit nga mënyra sesi dukej,  padyshim se qëllimi i saj ishte që të mos njihej nga asnjë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close