Deputetja Reme Lala i jep fund beqarisë
07/08/2017 - 22:13

Deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë Reme Lala ka vendosur të kurorëzojë ditën e djeshme dashurinë e saj në fejesë me djalin që i ka fituar zemrën. Bëhet me dije se ceremonia e fejesës ka qenë madhështore në një lokal buzë Drinit, në fshatin Muhurr të Dibrës, ku vetë deputetja është lindur. Çifti ka vendosur të ftojë vetëm familjarë dhe miqtë më të afërm në këtë ceremoni duke mbajtur larg emra të politikës apo të medias. 22- vjeçarja, Reme Lala i fitoi zemrën dibranëve, duke marrë mandatin e deputetes në zgjedhjet e 25 qershorit, shkruan Gazeta Shqiptare.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    Kan qen 1000veta e ke gabim

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close