Reagon Donald Trump pasi ‘u qëllua’ me armë
15/03/2017 - 19:19

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka reaguar menjëherë pas publikimit të videos së reperit, Snoop Dogg, i cili e qëlloi me armë karikaturën e tij në klip.

“A mund të imagjinoni se cfarë do të ndodhte nëse Snoop Dogg me një karrierë të dështuar do të tentonte të qëllonte presidentin Obama? Koha për burg!” – shkruajti ai në një status në Twitter.

Reperi arriti të ofendonte rëndë figurën e presidentit pasi në një pjesë të tekstit e quajti ‘kloun,’ por dihet se këtë ai e ka bërë pasi është prekur rëndë nga akuzat e tij në lidhje me njerëzit me ngjyrë. Për Snoop, kjo këngë ishte një replikë për të gjithë fjalimet e Trump dhe duket se e arriti atë që donte pasi presidenti reagoi menjëherë. 


/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Ja çfarë bën pastruesja kur pronarët nuk janë në shtëpi

Close