Publikohen fotot shtatzënë të divës, Marilyn Monroe
16/02/2017 - 18:00

Sot publikohen për herë të parë fotografitë që tregojnë se diva e filmatografisë Marilyn Monroe ka qenë shtatzënë. Fotot mahnitëse dolën në ankand dhe u shitën për 2,240 dollarë nga koleksionuesit, që nuk ia dinin rëndësinë e vërtetë.

Pamjet janë shkrepur në 8 korrik, 1960 në Neë York pasi Monroe kishte përfunduar provat e filmit The Misfits. Sipas Dailymail, pretendohet se fëmija nuk ka qenë i bashkëshortit të saj Arthur Miller, por i aktorit francez Yves Montand me të cilin luajti në filmin ‘Let’s make love.’ Ajo nuk e lindi këtë fëmijë për shkak të disa problemeve, edhe pse dëshira e saj për tu bërë nënë nuk mungonte.

Fotot sekrete i mbajti shoqja e Marilyn, Frieda Hull deri ditën që vdiq, në 2014. Ishte fqinja e Frieda që i publikoi fotot e divës dhe tha që Frieda ishte shumë krenare që arriti ti ruante këto foto.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
The surprises of the new republic, DP publicized its candidate list, only 15 women included

Close