Princesha malajzeze martohet me futbollistin gjerman
16/08/2017 - 9:32

Është një histori dashurie e marrë që duket sikur është një përrallë: djali takon vajzën në kafene, bie në dashuri me të, rezulton se vajza është një princeshë në jetën e vërtetë.

Dennis Muhammad Abdullah, një ish-futbollist gjerman, është martuar me princeshën e Malajzisë Tunku Tun Aminah Sulltan Ibrahim, vajza e vetme e Sulltanit të Johor.

Denis u takua me Tunku Tun në një kafene ku ai punonte si menaxher i marketingut për një ekip futbolli në Singapor.

Rreth tre vjet më vonë, pas konvertimit në fenë  Islamike duke lënë pas emrin e tij të krishterë Dennis Verbaas, u martua me princeshën e tij në një ceremoni madhështore tradicionale.

Tununa Tun Tunina Aminah është vajza e vetme e një prej sulltanëve më të fuqishëm të Malajzisë: Sulltan Ibrahim Ibni Almarhum Sultan Iskandar

Dennis  dhe princesha u martuan sipas zakonit musliman në Malajzi në Pallatin Serene Hill. Ceremonia private është ndjekur nga familja dhe miq të ngushtë të tyre.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Kjo sfilatë “gjaku” do t’ju habisë

Close