Prince, këngëtari i njohur botëror, sot 1-vjetori i ndarjes nga jeta
21/04/2017 - 16:28

Këngëtari i njohur botëror Prince, sot një vit më parë  është gjetur i vdekur në Paisley Park të Minneapolis. Dhe pikërisht në vendin e tij të lindjes për katër ditë do të organizohen koncerte me grupet lokale, të cilët do të këndojnë këngë të këngëtarit të njohur.

Dhe pjesë të qytetit janë ngjyrosur me ngjyrën e preferuar të këngëtarit Prince, atë të purpurt.

Prince është njëri nga këngëtarët më të famshëm të viteve 80-90 me hitet si “Cream” dhe “Kiss”.

Edhe pse shumica e vlerësojnë si hitin më të madh të tij këngën “Purple Rain”. Ai përgjatë karrierës së tij ka realizuar 30 albume dhe ka shitur 10 milionë të tilla./ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close