Princ Harry rrëfen: ‘Humbja e nënës më shkaktoi dëm psikologjik’
17/04/2017 - 11:25

Princ Harry ka rrëfyer për disa momente të rënda të jetës së tij kur mbretëresha Diana u nda nga jeta.

Unë mund ta them  me siguri se humbja e nënës time në moshën 12-vjeçare i mbylli të gjitha emocionet e mia për 20 vitet e fundit, kishte një efekt shumë serioz në punën dhe jetën time,” – ështe shprehur ai për The Telegraph.

32-vjeçari ka treguar se është pikëlluar shumë për nënën e tij dhe e ka patur të vështirë që të kalojë këtë fazë, gjë që i shkaktoi dëm psikologjik.

“Unë shpenzova gjysmën e kohës duke thënë: Ja mirë, kështu që sot jam në rregull. Jam pak nervoz, pak i shtrenguar në gjoks, por jam mirë.”

Gjihashtu ai ka bërë të ditur se vëllai i i tij, William e ka ndihmuar që ta kalojë këtë problem duke e mbështetur në çdo moment të jetës.

“Për mua personalisht vëllai im, zoti e bekoftë, ishte një mbështetje e madhe. Ai më thoshte vazhdimisht se nuk është cdo gjë sic duhet, kjo nuk është normale dhe duhet të flisja me dikë për këto gjëra.”

PKT1801 – 127697
DIANA, PRINCESS OF WALES
1988
Princess Diana with Princes William and Harry

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close