Plani i arratisjes së Miley Cyrus për tu martuar
14/06/2017 - 22:04

Ylli i popit, Miley Cyrus po planifikon të arratiset me të dashurin e saj, Liam Hemsëorth për tu martuar në një ceremoni private.

Ajo dhe aktori i njohur kanë vendosur që të largohen në Ditën e Pavarësisë së Amerikës në datën 4 korrik për të kurorëzuar dashurinë e tyre.

Një burim i afërt me ta ka thënë se cifti do të largohet për në Las Vegas pasi Miley e ka pëlqyer gjithmonë dasmën spontane.

24-vjeçarja e takoi Liam në 2009 kur realizoi filmin ‘The Last Song’ ku u dashuruan, për tu ndarë pas tre vitesh. Por duket se dashuria ka mbizotëruar mbi gjithcka pasi kanë vendosur që të rikthehen për tu martuar vetëm në praninë e familjarëve dhe njerëzve të afërt.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close