Pique shkakton të qeshura në rrjet, duet me komedianin e ‘Pineapple Pen’
12/07/2017 - 17:59

Futbollisti i njohur, Gerard Pique ka shkaktuar shumë të qeshura në rrjet pasi publikoi një video ku këndonte e kërcente me komedianin Pikotaro.

Të dy qëndronin në këmbë me mikrofon në dorë, duke performuar këngën e famshme ‘ Pen Pineapple Apple Pen.’

Komediani nga Kina, Pikotaro arriti të merrte vëmendjen e të gjithëve kur publikoi këtë projekt muzikor, ndërsa sot numëron mbi 85 milionë klikime në Youtube.

Mbrojtësi i Barcelonës i ka habitur të gjithë me lëvizjet e tij, ndërsa mbante në qafë shallin e Pikotaro, karakteristikë e veshjes së tij.

Nuk dihet arsyeja e takimit të tyre, por video e tyre arriti sukses dhe ndjekësit e kanë pëlqyer këtë duet.

 

PPAP

A post shared by Gerard Piqué (@3gerardpique) on

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close