Noizy dhe Ermal Mamaqi, bashkëpunim për hitin e verës?
10/08/2017 - 18:02

Noizy dhe Ermal Mamaqi duket se kanë menduar që këtë sezon veror të vijnë me një bashkëpunim, me qëllim që të bëhet hit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur humoristi i njohur nëpërmjet një fotografie në Instagram ku shfaqej me reperin duke pirë.

“New Hit coming Soon…
Eci rond ti mos e krruj
s’bëjm transport po s’bëri buj
puna pastër s’ka të huj
birr uj, birr uj, birr uj…” – shkruajti ai.

Ky është një modifikim i hitit të Noizy-t ‘100 Kile’, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë këngë të re mes tyre.

Ata duket se po shijojnë pushimet e tyre në Sarandë, nën shoqërinë e birrës dhe ujit.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close